PSG-ja i bën ofertë yllit të Bayernit

06 mars 2025 | 15:34

E ardhmja e Joshua Kimmich te Bayern Munnich është në dyshim. Kontrata e lojtarit me bavarezët skadon në fund të sezonit dhe negociatat për rinovimin kanë ngecur.

Për 30-vjeçarin interesohen Arsenali, Real Madrid dhe Barcelona, por një tjetër ekip duket se ka hyrë në garë.

Në fakt, duket se është PSG-ja klubi që ka bërë një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e Joshua Kimmich duke i ofruar atij një kontratë 4-vjeçare.

Megjithatë, te Bayerni ka optimizëm se mund ta bindin lojtarin të rinovojë dhe biseda të tjerë pritet të zhvillohen në ditët në vazhdim mes palëve për rinovimin e kontratës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore,…