PSG-ja i ofron 50 milionë euro për Pogban
21 korrik 2021
| 15:18
Paris Saint-Germaini është i vendosur për ta transferuar Paul Pogban. Menaxheri i yllit francez Mino Raiola është duke diskutuar me gjigantin francez. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”.
Ky medium raporton se PSG-ja është e gatshme t’i ofrojë 50 milionë euro për yllin e Manchester Unitedit. Pogba po hyn në vitin e fundit të kontratës dhe besohet se ai po e konsideron mundësinë e largimit nga “Old Trafford”.
Nëse nuk e vazhdon kontratën me “Djajtë e Kuq”, përfaqësuesi francez mund të largohet nga “Teatri i Ëndrrave” qysh këtë verë. Interesim për Pogban qe një kohë kanë shfaqur edhe klubet tjera të mëdha, Real Madridi dhe Juventusi.