PSG-ja i ofron Messit rinovimin e kontratës
14 korrik 2022
| 13:14
Paris Saint-Germain është gati për të rinovuar kontratën e Lionel Messit deri më 30 qershor 2023. Sipas gazetës “Marca”, klubi parisien dëshiron t’i ofrojë një kontratë të re argjentinasit dhe për një tjetër sezon.
Aktualja skadon në vitin 2023, ndërkohë që tashmë PSG-ja dëshiron që ta dërgojë deri në vitin 2024.
Sulmuesi argjentinas ndërkohë dëshiron që të shtyjë rinovimin për pas Kupës së Botës, pasi është i pavendosur për shkak të formës dhe të motivacionit.