PSG-ja i rikthehet fitoreve
PSG-ja është rikthyer te fitorja në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1 teksa në “Allianz Rivier” të Nice, ka mundur vendasit me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit.
Padyshim protagonisti absolut i mbrëmjes së sotme ishte “pleshti”, 7 herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, i cili fillimisht gjeti golin e parë të sfidës në minutën e 26’-të të sfidës dhe më pas dhuroi një asist perfekt nga goditja e këndit, krosim i cili gjeti të pamarkuar mbrojtësin spanjoll Sergio Ramos, me këtë të fundit që kërceu më lart se të tjerët duke çuar rezultatin në 0 me 2.
Me këtë fitore PSG thellon diferencën me Lensin e vendit të 2-të, teksa ka arritur të grumbullojë 69 pikë deri më tani, 6 më shumë se Lensi. Në krahun tjetër, Nice mbetet në vendin e 8-të të renditjes, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani 45 pikë.
Mirëpo, kjo nuk e vetmja fitore mbrëmjen e sotme, për “pleshtin”, me argjentinasin që arriti të vendosë dhe një rekord tjetër persona. Me golin e sotëm Messi arriti në kuotën e 702 golave në 846 ndeshje të luajtura në Evropë, duke u bërë kështu golashënuesi më i mirë në “kontinentin e vjetër”.
Lionel Messi, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” parakaloi në rekordin e tij, “rivalin” historik, Cristiano Ronaldo, me “luzitanin” që ka shënuar 701 gola në 949 ndeshje të luajtura në Evropë dhe tashëm i ka dhënë shansin “pleshtit” të thellojë edhe më shumë diferencën e rekordit, pas transferimit të portugezit tek arabët e Al-Nassr.