PSG-ja insiston për Kanten
12 qershor 2018
| 13:14
Trajneri Thomas Tuchel e do te Paris Saint-Germaini mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, raporton “Sun”.
Agjenti i francezit, Karim Douis, raportohet se tashmë është takuar me drejtorin sportiv të PSG-së dhe po mundohen të arrijnë një marrëveshje që dy herë kampioni i Premierligës të kthehet në Ligën 1. Kante ka bërë 48 paraqitje për “Blutë e Londrës” sezonin që lamë pas, duke realizuar një gol.