PSG-ja interesohet për Rashfordin
12 dhjetor 2022
| 14:15
PSG-ja po mendon të përforcohet. Fillimisht kampionët e Francës po bëjnë gati ofertën për sulmuesin Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez po kalon një periudhë të mirë te Manchester United dhe gjithashtu shkëlqeu dhe me Anglinë në Kupën e Botës.
Gjithsesi “Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend që ta shesin yllin e tyre, por siç raportojnë mediet angleze PSG-ja ka gati një ofertë të parezistueshme për Rashfordin.