PSG-ja kërkon 200 milionë për Mbappen

22 qershor 2023 | 11:47

Kylian Mbappe mbetet një temë e nxehtë e kësaj merkatoje verë. Ylli francez deklaroi publikisht se nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale me PSG-në që i përfundon në 2024.

Kaq mjaftoi që në lëvizje të vihej Real Madrid, klub që e ndjek prej kohësh. Sipas “El Chiringuito TV”, as PSG-ja nuk ka qëndruar në heshtje, por i kanë vendosur një çmim: çdo skuadër që kërkon shërbimet e Mbappe duhet të paguajë 200 milionë euro. Kërkesa e PSG-së është shumë larg asaj që Real Madrid ka ofruar, 120 milionë euro.

Reali është në një pozicion komod pasi nëse PSG-ja nuk pranon ofertën e tyre, mund ta marrin flas në 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…