PSG-ja kërkon Messin dhe Pochettinon

25 dhjetor 2020 | 22:43

“Duke pritur babagjyshin”. Ky është titulli kryesor i gazetës “Equipe”. Me foton e parë të Mauricio Pochettino, pasi Paris Saint Germain shkarkoi trajnerin Tuchel. Për strategun argjentinas mungon vetëm zyrtarizimi, pasi akordi duket se është arritur.

Afrimi i tij, mund të sjellë sipas Le Parisien, edhe një yll në verë si Lionel Messi. Futbollisti argjentinas prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, teksa një aventurë në Paris mund të ishte destinacioni perfekt.

Nuk është sekret që PSG prej kohësh e ndjek argjentinasin, teksa në verë mund të gjendet edhe gjuha e përbashkët. Afrimi me kosto zero është një faktor tjetër që e ndihmon këtë operacion. Messi në verë sipas mediave spanjolle kishte shprehur si dëshirë që Pochettino të merrte drejtimin e Barcelonës, por më pas gjërat ndryshuan teksa katalanasit zgjodhën Koeman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policja e Kosovës, Linda Aliu, ka zgjuar kureshtjen e mediave…