PSG-ja kërkon Tchouamenin, Barellan dhe De Jongun

11 korrik 2023 | 17:22

Paris SG edhe njëherë tjetër trazon merkaton evropiane. Transferimet e Lucas Hernandez, Marco Asensio, Kang-in Lee dhe Milan Skriniar duket se nuk do ta mbyllin merkaton e kampionëve të Francës.

Luis Enrique duket se ka kërkuar edhe të paktën dy lojtarë të tjerë në këtë merkato, njëri në sulm (mund të jenë dy nëse Mbappe largohet) dhe një tjetër në mesfushë, ku parisienët po mendojnë për lojtarë të Interit, Barcelonas dhe Real Madridit. Disa objektiva janë të komplikuar, si Tchouameni, lojtar që Real Madridi e ka cilësuar si të paprekshëm, por që në fund mund të përfshihet në operacionin Mbappe.

Mbeten në plan të dytë, por gjithsesi të vlefshëm emrat e Nicolo Barella dhe Frenkie de Jong, që luajnë në dy klube me vështirësi financiare. Një situatë që mund të shfrytëzohet nga PSG-ja për ta bindur Interin dhe Barçën me oferta të rëndësishme. Dhe flitet për një buxhet marramendës: 100 milionë euro.

Është e qartë se nëse francezët do të arrinin në një shifër të tillë, vështirë se Interi dhe Barça do të refuzonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majlinda Kelmendi do të merr pjesë në “Zagreb Grand Prix…