PSG-ja konfirmon largimin e Messit
03 qershor 2023
| 22:01
“Klubi dëshiron të falënderojë më së miri shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili gjithashtu ngriti një Superkupë të Francës dhe dy tituj kampionë”, ka njoftuar PSG-ja.
Argjentinasi luajti 2 sezone në Parkun e Princave. Në edicionin e parë, ai zhvilloi 26 paraqitje ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 14 asistime. Viti i dytë futbollistik ishte më pozitiv, me 16 gola dhe 16 asistime.
Me interes të madh pritet të shihet e ardhmja e tij. Ekziston një mundësi reale për të kaluar në Arabinë Saudite, ndërkohë që pas dere qëndron edhe Barcelona për një rikthim të mundshëm.
View this post on Instagram