PSG-ja kontakton Guardiolën

22 mars 2020 | 13:23

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar për sjelljen e Pep Guardiolas në kryeqytetin francez.

Guardiola është i angazhuar dhe e lumtur te Manchester City, por e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet sidomos pas dënimit të UEFA-s për klubin anglez. Sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, trajneri katalunas vazhdon të mbetet ëndrra e madhe për pronarët e PSG -së.

Në të vërtetë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është i pirur të ofrojë në krye të ekipit Guardiolan me Xavin si zëvendës të tij. Thuhet që drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka bërë kontakte me Guardiolan për të regjistruar interesin e tyre. Sidoqoftë, për momentin, Guardiola ka këmbëngulur që është i lumtur atje ku është, ndërsa për të ardhmen duhet pritur verën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryesuesi i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, ka reaguar ndaj…