PSG-ja largon Icardin, merr Agueron
02 mars 2021
| 12:03
Kriza e madhe financiare e pësuar nga Covid-19 ka goditur edhe financat e shëndosha të PSG-së.
Leonardo po kërkon që t’i japë zgjidhje situatës për ta larguar Mauro Icardin që i kushton një shifër të majme monetare. Në këtë drejtim PSG-ja do të fitonte shumë edhe për ta rinovuar kontratën me yllin e saj, Mbappen.
Ndërkohë për ta zëvendësuar Icardin pritet të vijë Aguero, i cili është në skadim të kontratës me Manchester Cityn dhe do të vinte me parametra zero.