PSG-ja lë prapa zhgënjimin në Madrid, mposht Bordeauxin

13 mars 2022 | 15:26

Paris Saint-Germain (PSG) e ka lënë prapa zhgënjimin që ka pësuar në kuadër të Champions Leagues, duke u mposhtur nga Real Madridi.

Parisienët kanë triumfuar 3:0 në shtëpi ndaj Bordeaux, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të në Ligue 1.

Kylian Mbappe ka shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 24-të, pas asistit nga Wijnaldum.

Në minutën e 52-tën, Neymar ka dyfishuar epërsinë, kurse nëntë minuta më vonë, Paredes ka vulosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain ka shkuar në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, 15 më shumë se Nice.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy takime të xhiros së 25-të në Superligën…