PSG-ja leksion Solskjerit dhe Unitedit
12 shkurt 2019
| 23:07
Manchester United mori një leksion futbolli nga PSG-ja.
“Djajtë e kuq” u mundën në “Old Trafford” me rezultatin 2-0 nga kampionët e Francës. Ole Gunar Solskjaer merr humbjen e parë në krye të Unitedit pas 11 ndeshjes ku regjistroi 10 fitore dhe një barazim.
Mjafton të përmendim që kjo ka qenë një ndër ndeshjet më lehta të Buffon, i cili në ndeshjen e sotme nuk u testua nga sulmi i vendasve. Një moment pakujdesie zhbllokoi takimin me Kimpembe që i shpëtoi markimit të anglezëve dhe shënoi pak metra larg portës së Unitedit në minutën e 53-të.
Shtatë minuta më vonë Mbappe ndëshoi sërish United me një asist të shkëlqyer nga “ish”-i i “djajve të kuq” Angel Di Maria.