PSG-ja lëshon Neymarin për Griezmannin

05 mars 2020 | 18:32

PSG-ja është e gatshme të heqë dorë nga Neymari dhe të mbajë në skuadër Mbappen, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”.

Ylli francez kërkon të jetë ai në qendër të projektit të klubit dhe, me sa duket, drejtuesit kanë vendosur t’ia plotësojnë këtë dëshirë. Mes palëve pritet të diskutohen kushtet e reja të kontratës e cila do ta shndërrojë Mbappe në lojtarin më të paguar në botë, 50 milionë euro në sezon.

I ndryshëm diskutimi për Neymarin, braziliani mund të rikthehet te Barcelona por, sipas kushteve të PSG-së. Francezët kërkojnë shërbimet e Griezmannit, në mënyrë që t’i bashkojnë në Paris dy kampionët e botës, Griezmann-Mbappe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambienti dhe mjedisit…