PSG-ja: Mbappe qëndron edhe sezonin e ardhshëm

20 maj 2019 | 22:33

“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërt do kërkoj një sfidë të re gjetkë”, këto fjalë të Kylian Mbappe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për përfundimin e sezonit, ndezi lajmet e të gjitha medieve në Evropë.

Një sinjal i fortë nga sulmuesi francez, që konfirmoi se mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe krijoi aludimet e para se ku mund të shkojë 20-vjeçari.

Në lidhje me të gjithë këto lajme klubi francez ka publikuar një mesazh të qartë në llogaritë e veta të rrjeteve sociale ku theksoi se Mbappe do vijojë edhe për sezonin tjetër të jetë me PSG-në.

“Për dy vjet, një lidhje e fortë është formuar mes PSG dhe Kylian Mbappe dhe kjo histori do të vazhdojë sezonin e ardhshëm. Me një ambicie të përbashkët për ta bërë historinë evropiane të futbollit në vitin e 50-vjetorit të klubit. Një moment shumë i parashikuar në të cilin të gjithë mund të bëhen bashkë për të shkruar një faqe të re dhe të shkëlqyer në historinë e klubit ku secili individ duhet të luajë një rol të përshtatshëm ndaj kolektivit”, thuhet në deklaratën e klubit parisian, që po përpiqet të shuajë të gjithë zërat që u përhapën në media gjatë ditës së hënë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u tregua shumë i ashpër…