PSG-ja mbështet Neymarin: Nuk ka vend për racizëm

14 shtator 2020 | 21:24

Sfida mes PSG dhe Marseille pati shumë probleme në sekondat e fundit dhe plot pesë kartonë të kuq u treguan nga gjyqtari kryesor. Gjithsesi, ai që mori vëmendje më të madhe, ishte padiskutim Neymar.

Ylli brazilian pretendoi se u ofendua me shprehje raciste nga Alvaro, duke e goditur më pas mbrojtësin e Marseille. Pak çaste më parë, faqja zyrtare e PSG-së ka publikuar një komunikatë, ku shkruhej se mbështet plotësisht Neymarin.

“Paris Saint-Germain mbështet plotësisht Neymar Jr, i cili ishte viktimë e fyerjeve raciste nga një lojtar kundërshtar. Klubi kujton se nuk ka vend për racizëm në shoqëri, futboll apo jetën tonë dhe i bën thirrje të gjithëve që të flasin kundër të gjitha manifestimeve të tij në të gjithë botën. Për më shumë se 15 vjet, klubi ka qenë i përkushtuar fuqimisht në luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit së bashku me partnerët e tij të tillë si SOS Racisme, Licra ose Sportitude. Paris Saint-Germain po mbështetet në Komisionin Disiplinor të LFP për të hetuar dhe hedhur dritë mbi këto fakte. Klubi është në dispozicion të tij për të bashkëpunuar në ecurinë e hetimeve”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe…