PSG-ja me njoftim për lëndimin e Neymarit
14 dhjetor 2020
| 14:50
Paris-Saint Germain përmes një komunikate të publikuar në faqen e tyre, ka treguar gjendjen e sulmuesit, Neymar.
Braziliani doli nga fusha me dhimbje dhe duke qarë, në ndeshjen ndaj Lyonit. Thiago Mendes, i cili ndërhyri në brazilianin, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një analize nga VAR u pa se ndërhyrja ishte më e vrazhdë se sa mendohej.
“Ekzaminimet mjekësore të kryera në Neymar Jr janë premtuese, pas kyçit të këmbës së tij të shtrembëruar në ndeshjen e së dielës kundër Lyon. Ekzaminimet e mëtejshme do të kryhen në 48 orë”, thuhet në njoftimin e PSG-së.