PSG-ja me ofertë të re për Mbappen

02 mars 2022 | 14:59

Paris Saint-Germain i ka bërë ofertë të re Kylian Mbappe për të pranuar qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero nga PSG-ja, me gjigantët spanjollë të Real Madrid që po tentojnë me çdo mënyrë për të nënshkruar me francezin.

Mbappe ka refuzuar një sërë ofertash për rinovim me PSG-në deri më tani, por parisienët janë të vendosur të mbajnë sulmuesin, i cili ka shënuar 156 gola në 205 ndeshje për klubin që kur u bashkua nga Monaco në vitin 2017.

“Le Parisien” raporton se të PSG-ja janë të përgatitur për ta bërë Mbappen lojtarin më të paguar në botë, duke i ofruar atij një marrëveshje të re 2-vjeçare me vlerë 960,000 euro në javë pa taksa. Mbappe do të merrte edhe një pagesë nënshkrimi prej rreth 100 milionë eurosh për të qëndruar në “Parc des Princes”. Përfaqësuesit e Mbappes ende nuk i janë përgjigjur ofertës, por PSG raportohet se është optimiste për të bindur sulmuesin që të mbetet në klub pas diskutimeve pozitive me agjentët e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë u ka bërë…