
PSG-ja mendon për Conten
08 mars 2018
| 15:34
Paris Saint-Germain dëshiron që të nënshkruajë me Antonio Conte këtë verë, sidomos pas dështimit në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht se janë liderë në ligën elitare franceze, në garën më elitare të futbollit evropian për klube parisienët u eliminuan nga Real Madrid, ndaj hierarkia e PSG-së nuk është e lumtur me Unai Emery.
Andaj, ata besojnë se mund ta shfrytëzojnë paqartësinë e së ardhmes së Conte te Chelsea, në mënyrë që ta sjellin atë në “Parc des Princes”.