![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/oblak.jpg)
PSG-ja mendon për Oblakun si zëvendësues të Donnarummas
13 shtator 2022
| 12:28
Klubi francez i PSG-së është duke menduar të transferojë një portier.
Me Donnarumma titullar absolut dhe Navas i destinuar për t’u larguar, PSG-ja tashmë po mendon për një zëvendësues të portierit italian.
Parisienët kanë si objektiv Jan Oblak të Atletico Madrid për sezonin e ardhshëm. Al Khelaifi do ta tentojë portierin e klubit spanjoll në merkaton e verës, raporton “Media Foot”.