PSG-ja mposhtet nga Monaco

20 mars 2022 | 15:21

Monaco ka arritur të marrë fitore ndaj Paris Saint Germain (PSG) në kuadër të xhiros së 29-të në Ligue 1.

Monaco ka arritur të marrë pikët e plota në fitoren 3:0 ndaj PSG-së.

Ben Yedder në minutën e 25’ të ndeshjes ka shënuar për t’ia dhuruar epërsinë e Monacos.

Pas rasteve nga dy ekipet, pjesa e parë është mbyllur me fitore minimale të Monaco 1:0.

Pjesa e dytë filloi mirë për dy ekipet, pasi kishin rastet e tyre, por përsëri më konkret u treguan ekipi i Philippe Clement, pasi në minutën e 68’ dyfishuan epërsinë me anë të Volland.

Paris Saint Germain nuk ka arritur  të realizonte edhe përkundër rasteve që kishin.

Për të vendosur rezultatin final të ndeshjes është përkujdesur përsëri francezi, Yedder i cili ka shënuar për 3:0, nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Monaco ngjiten në vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa PSG qëndron edhe më tej në vendin e parë me 65 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka arritur  fitore ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros…