PSG-ja mposhti Realin, Atletico dhe Juve ndajnë pikët
18 shtator 2019
| 23:11
Kampioni francez, Paris Saint-Germaini fitoi 3 me 0 ndaj Real Madridit, me dy gola të realizuar nga ish-lojtari i “Mbretërve”, Angel Di Maria dhe një nga Thomas Meunieri. Në Grupin A, në ndeshjen tjetër, Club Brugge e Galatasaray kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola.
Atletico Madridi e Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të Grupit D në Ligën e Kampionëve. Ekipet barazuan 2 me 2, me Juventusin që pati epërsi prej dy golash. Juan Cuadrado e Blaise Matuidi shënuan për “Zonjën e Vjetër” në minutat 48 dhe 65, para se Saviq e Hector Herrera të barazonin rezultatin. Në këtë grup, Lokomotiva e Moskës ka mposhtur Bayer Leverkusenin.