PSG-ja mund ta shesë Mbappen në Angli

21 shtator 2021 | 11:33

Reali duket se është i fiksuar pas yllit të Parisit, Kylian Mbappe. Në Madrid nuk duan ta pranojnë dështimin e transferimit të francezit në verë, teksa PSG-ja i mbylli derën në fytyrë klubit të Florentino Perezit.

Ndaj, Reali vazhdon të ngulmojë çdo ditë me manovrat e veta për të joshur sulmuesin e kombëtares franceze që ta lërë Francën dhe verën e ardhshme t’i bashkohet “Los blancos”. Kontrata e Mbappesë me PSG-në skadon verën e ardhshme dhe deri më tani Mbappe ka qenë i prerë me klubin e tij duke mos pranuar ta rinovojë kontratën. Edhe MbapPe e ndien se shumë “gjela në një kotec” vështirë se mund të qëndrojnë.

Pa harruar faktin se ai e ndien veten të mënjanuar në ekip pas ardhjes së Lionel Messit. Lajmet më të fundit nënvizojnë se në Madrid ndiejnë frikën se Mbappe mund të shkojë diku tjetër e jo në “Bernabeu”. Mediat spanjolle të specializuara në merkaton e lojtarëve nënvizojnë se në Madrid kanë nisur të nuhasin se PSG-ja mund ta ketë shitur xhevahirin e saj në një klub të Premier Ligës, por pa dhënë një emër konkret. Kujtojmë se interes për të në Premier kanë shfaqur Unitedi, City e Liverpooli. Gjithsesi, në Madrid janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të mos lejuar një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Vizioni ynë për Republikën e Kosovës është një vend që…