PSG-ja ndalet nga Marseille

24 tetor 2021 | 23:01

PSG-ja është ndalur në barazim nga Marseille në kuadër të javës së 11 të Ligue 1.

Ndeshja e cila u zhvillua në “Velodrome” krijoi disa raste për gol, por asnjëra nga skuadrat nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë gjatë 90 minutave.

Edhe statistikat e ndeshjes tregojnë një barazi në këtë ndeshje me “parisienët” që pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Hakimit në minutën e 57’.

Pas kësaj ndeshjeje, PSG-ja vazhdon  të mbajë vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Marseille në vendin e 4 me 18 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Donladin dhe amerikanen Christin, dashuria nuk njeh moshë. 50-vjeçarja…