PSG-ja ndan rrugët me Galtierin

05 korrik 2023 | 12:44

Paris Saint-Germain dhe Christophe Galtier kanë vendosur t’i japin fund kontratës së tij si trajner i ekipit të parë.

Galtier arriti të fitojë titullin historik të njëmbëdhjetë të Kampionatit Francez, si dhe një Trofe të Kampionëve në Francë.

I mbërritur në Paris Saint-Germain më 5 korrik 2022, Christophe Galtier filloi duke fituar Trofeun e Kampionëve me ekipin e tij më 31 korrik 2022, duke mposhtur FC Nantes (4-0) në Tel Aviv.

Paris Saint-Germain fitoi titullin e 11-të të Ligue 1 nën komandën e tij, duke u bërë klubi më i madh në historinë e kampionatit francez.

Paris Saint-Germain falënderon Galtier, si dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit dhe i uron atyre më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas…