PSG-ja në ankth, lëndohet Mbappe
16 shtator 2021
| 15:03
Te Paris Saint Germain janë shumë të shqetësuar për Kylian Mbappen. Përtej rezultatit zhgënjyes në fushën e Club Brugge, ku as tredhëmbëshi Messi-Neymar-Mbappe nuk mundi të bënte diferencën, me sfidën që u mbyll 1-1, dëmtimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar dhimbje koke në stafin teknik dhe ankth te tifozët.
Sipas Mauricio Pochettinos, Mbappe ka ndrydhur kyçin e këmbës, megjithatë një diagnozë më e saktë do të jepet shumë shpejt. Ishte hera e parë që Mbappe luante krah Neymarit e Messit njëkohësisht që nga minuta e parë, që kur argjentinasi u transferua në “Parc des Princes”.