
PSG-ja në bisedime me Alaban
01 mars 2021
| 21:55
“Sky Germany” ka njoftuar se mbrojtësi i Bayern Muenchenit, David Alaba ka zhvilluar bisedime me presidentin e Paris Saint-Germanit, Nasser Al-Khelaifi.
Alaba muajin e kaluar deklaroi se do të largohet nga Bayern Muencheni falas gjatë verës, ndërsa u raportua se ai do t’i bashkohet Real Madridit. Por, futbollisti ka thënë se nuk do të jetë klubi i tij i ardhshëm, Real Madrid.
Mbrojtësi austriak iu bashkua gjigantit gjerman në vitin 2011 nga Hoffenheimi. Për Bayernin deri më tash ka shënuar 33 gola e 50 asistime në 418 paraqitje.