PSG-ja në garë për mbrojtësin e Gjermanisë

27 mars 2025 | 16:40

PSG-ja ka hedhur sytë tek një nga shtyllat e mbrojtjes së Borussia Dortmundit, Nico Schlotterbeck. Paraqitjet që ka treguar së fundmi në ndeshjet kundër Italisë, por edhe në gjysmëfinalen e Champions League vitin e kaluar kundër francezëve, kanë lënë përshtypje te drejtuesit e kampionëve të Francës.

I mbërritur te verdhezinjtë nga Freiburgu në këmbim të një çeku prej 20 milionë eurosh, Schlotterbeck zotëron cilësitë e një mbrojtësi që i pëlqen të luajë me topin në këmbë, çka kërkon edhe trajneri Luis Enrique. 25-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje, në këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Shala, përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar dosjen…