PSG-ja në kërkim të një trajneri

04 qershor 2023 | 16:28

Paris Saint Germain po lëviz sipas programit për sezonin e ardhshëm. Trajneri aktual Galtier nuk ka më besimin e klubit, i cili tashmë është në kërkim të një emri të ri për stolin.

Sipas L’Equipe, objektivi kryesor i kampionëve francezë është Julian Nagelsmann, ish-trajneri i i Bayern Munichut. Kontaktet mes trajnerit gjerman, të shkarkuar nga Bayern më 23 mars, kanë vazhduar prej disa javësh dhe nuk përjashtohet një firmë e mundshme.

Ky ardhje e re mund të përkojë me shtimin e një legjende të futbollit francez në staf: Thierry Henry. Kampioni i botës i vitit 1998 do të pozicionohej si asistenti i parë i gjermanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24-vjeçari nga komuna e Shtimes i cili ishte zhdukur tash…