
PSG-ja në telashe, lëndohet Mbappe
26 gusht 2019
| 13:43
PSG-ja ka mposhtur Toulousen me rezultatin 4-0, por duket se gëzimi nuk është ndjerë aspak në kampin parisien dhe kjo për shkak të lëndimeve të shumta.
Në minutën e 66-të të sfidës, Mbappe ka dalë nga fusha e lojës me lot në sy, pas tërheqjes muskulore që pësoi. Nuk bëhet ende me dije grada e lëndimit dhe sa do të mbetet jashtë, ylli francez.
Pa Neymarin dhe me dëmtimin e Cavanit, tashmë situata te PSG-ja është e rënduar sulm, dhe dhimbja e kokës për trajnerin Tuchel sapo ka nisur.