PSG-ja njoftohet me humbjen e parë në vitin 2023
02 janar 2023
| 01:12
Paris Saint-Germaini e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1.
Kampionët në fuqi të Francës pësuan humbje sonte në udhëtim kundër Lensit.
Ndeshja e zhvilluar në “Stade Bollaert-Delelis” përfundoi me rezultatin 3:1.
Przemyslaw Frankowski (5′), Lois Openda (28′) dhe Alexis Claude-Maurice (48′) shënuan në fitoren e vendasve.
Hugo Ekitike (8′) e shënoi golin e vetëm për parisienët.
Lens pas kësaj fitore ka 40 pikë dhe ndodhet në pozitën e dytë në tabelë, tani me vetëm katër pikë më pak se Paris Saint-Germaini, që vazhdon të jetë lider.