PSG-ja nuk i di planet e Neymarit
12 mars 2018
| 11:33
Paris Saint-Germain nuk e ka idenë se cilat janë planet e Neymarit për këtë verë, raporton Le Parisien.
Braziliani u transferua te lideri i Ligës 1 tek verën e kaluar, për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. Sidoqoftë, ai është lidhur ngushtë me një transferim tjetër që mund të ndodhë shumë shpejt dhe Real Madridi e Manchester United janë skuadrat që janë të interesuara në të.
Ndërkaq, mes të gjitha këtyre spekulimeve, klubi aktual i Neymarit ende nuk e di se si do të veprojë ai pas përfundimit të këtij stinori.