
PSG-ja nuk e shet Di Marian
11 janar 2018
| 11:55
Paris Saint-Germaini ka ndërruar mendje në lidhje me sulmuesin Angel Di Maria. E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se klubi i pasur francez tani nuk dëshiron ta shesë yllin argjentinas.
Pritej që Di Maria të largohej gjatë këtij afati kalimtar të janarit, por PSG-ja dëshiron ta mbajë në “Parc des Princes”, duke larguar tre futbollistë të tjerë në vend të tij. Lucas Moura, Gonçalo Guedes e Javier Pastore janë lojtarët që pritet të shiten gjatë janarit.