PSG-ja nuk heq dorë nga Osimheni

06 dhjetor 2024 | 15:52

PSG-ja dominon Ligën 1, por është zhgënjimi i madh deri më tani në Ligën e Kampionëve, ku në pesë ndeshje ka grumbulluar vetëm 4 pikë, ndërsa ka shënuar 3 gola. Në këtë situatë, ekipi parisien e ka të pamundur kualifikimin në fazën “play-off”.

Problemi i madh i trajnerit Luis Enrique është sulmi. Gonçalo Ramos sapo është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë në kavilje dhe Kolo Muani ka zhgënjyer deri tani. Nisur nga kjo, drejtuesit parisienë e dinë se në janar duhet që të bëjnë përforcime në ofensivë.

Objektivi vazhdon që të ngelet Viktor Osimhen, i cili është huazuar te Galatasaray deri më 30 qershor. Klauzola e shitjes e sulmuesit në pronësi të Napolit është 75 mln euro. Nëse PSG-ja tenton ta marrë nigerianin në janar, atëherë duhet që të paguajë edhe 25 milionë euro të tjera te skuadra turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nelson Hysa- i pari sportist nga Ballkani në historinë e…