PSG-ja nuk heq dorë nga transferimi i Rashfordit
16 tetor 2024
| 16:30
Interesimi i Paris Saint Germain për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford duket se nuk është shuar.
Verën e kaluar, siç raporton TEAMtalk, parisienët kishin tentuar të blinin anglezin për të zëvendësuar Kylian Mbappe duke ofruar 75 milionë sterlina (rreth 90 milionë euro): megjithatë, “Djajtë e Kuq” kanë refuzuar.
Për më tepër, Rashford u vlerësua nga Unitedi me rreth 25 milionë më shumë se sa PSG ofroi për ta marrë. Edhe pse në vitin 2023 sulmuesi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2028, klubi i Al-Khelaifi duket se synon të provojë sërish verën e ardhshme duke paraqitur një ofertë më afër shumës së kërkuar nga Unitedi.