PSG-ja ofron 100 milionë euro për Osimhenin, Napoli nuk pajtohet
26 qershor 2023
| 16:42
Victor Osimhen mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, por situata ndryshon shpesh në varësi të kërkesave dhe ofertave.
Presidenti De Laurentiis dhe përfaqësuesit e sulmuesit nigerian janë takuar këto ditë për të diskutuar opsionin e rinovimit të kontratës aktuale që i përfundon në 2025, në të njëjtën kohë, bosi i Napolit ka refuzuar ofertën e parë të ardhur nga PSG-ja.
Sheikët i vendosën De Laurentiis 100 milionë euro në tavolinë, por hasën në një refuzim të prerë, Napoli kërkon 180 milionë euro për të lënë të lirë Victor Osimhen.