PSG-ja ofron 200 milionë euro për dyshen Osimhen-Kvaratskhelia, Napoli e refuzon
11 korrik 2024
| 11:54
PSG-ja nuk heq dorë nga Victor Osimhen dhe Kvicha Kvaratskhelia. Kampionët e Francës duan t’u dhurojnë tifozëve dy goditje të mëdha pas largimit të Kylian Mbappes drejt Realit të Madridit. “Corriere dello Sport” raporton se drejtuesit e PSG-së kanë ofruar 200 milionë euro për kartonët e dy yjeve të Napolit.
Propozim që është refuzuar menjëherë nga Napoli, që u ka bërë të ditur francezëve se në merkato ndodhet vetëm sulmuesi nigerian. Kvara cilësohet i pashitshëm nga presidenti De Laurentiis dhe trajneri Conte, ndërkohë që për Osimhen janë të hapur për bisedime.
Me këto largime, Napoli do të nisë operacionin për transferimin e Romelu Lukakut, futbollistit të preferuar të trajnerit Antonio Conte.