PSG-ja ofron 25 milionë euro në sezon për Zidane

01 qershor 2022 | 14:16

PSG-ja arriti që të bindte Mbappe për të qëndruar në Paris, ndërkohë që tashmë misioni është gjetja e një trajneri fitues.

Sipas “Sportmediaset” Nasser Al-Khelaifi dhe Zidane kanë pasur një takim së bashku ditën e hënë, ku thuhet se sheiku i klubit francez i ka ofruar ish-trajnerit të Real Madrid një pagë prej 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në trajnerin më të paguar në botë, ku momentalisht është Simeone i Atletico Madrid me një pagë prej 24 milionë euro në sezon. PSG-ja ka vërtetuar se paratë nuk janë aspak problem për ta.

Gjithsesi mungon ende një përgjigje pozitive nga Zidane që është në pritje të marrjes së drejtimit të Francës nëse do të largohet Deschamps.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se…