PSG-ja ofron 35 milionë për Hernandezin, Bayernin i kërkon 50 milionë

26 qershor 2023 | 12:32

Lucas Hernandez ende nuk dihet nëse do të qëndorn në Bayern Munchen apo të largohet.

Dëshira e lojtarit francez është të largohet nga “Allianz Arena” pas katër viteve qëndrim. Hernandez ka arritur marrëveshje personale me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain për një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitoj 15 milionë euro në sezon. 27-vjeçari po i bën presion Bayernit për mos ta penguar që të rikthehet në Francë.

“Sky Sport” ka raportuar se PSG-ja tani po mendon të bëj një ofertë në drejtim të Bayernit për francezin kontrata e të cilit skadon pas 12 muajve. PSG-ja synon që të ofrojë rreth 35 milionë euro, derisa Bayerni insiston që të fitoj 50 milionë euro nga shitja e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania planifikon t’i dërgojë 4 mijë trupa shtesë të NATO-s…