PSG-ja pa Neymarin synon ta përmbysë Realin

06 mars 2018 | 10:28

Trajneri i Paris Saint Germainit, Unai Emery, është optimist se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë 3-1 ndaj Real Madridit dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai me këtë rast ka konfirmuar edhe një herë se mungesa e vetme është ajo e brazilianit Neymar. “Loja ndaj Realit është një moment shumë i rëndësishëm i këtij sezoni, një moment unik për të gjithë fansat e PSG-së dhe për të gjithë Francën. Në futboll duhet të luash me kokën tënde, por gjëja më e rëndësishme është zemra. Sfida jonë është ta tregojmë veten ndaj Real Madridit, se mund ta mbajmë ritmin për 90 minuta. Të gjithë lojtarët do të jenë gati për ndeshjen kundër Real Madridit, përveç Neymarit”, ka thënë Emery.

Ndërsa lidhur me këtë ndeshje, Sergio Ramos ka thënë se Reali duhet të luajë sikurse në ndeshjen e parë dhe të kualifikohet në raundin tjetër. “Ne e dimë se çfarë do të thotë Ligë e Kampionëve për Realin. Në ndeshjen e parë kemi luajtur mirë dhe tash në Paris do të përpiqemi të luajmë me të njëjtin nivel. Do të jetë e vështirë kundër një skuadre shumë të vështirë, por nëse duhet jemi të përqendruar t’i shfrytëzojmë pikat tona të forta për të kaluar në raundin tjetër”, ka thënë Ramosi. Krahas ndeshjes PSG – Real, të martën zhvillohet edhe ndeshja tjetër në mes të Liverpoolit dhe Portos.

Të martën takohen:
20:45 Liverpool-FC Porto (5-0)
20:45 Paris Saint Germain-Real Madrid (1-3)

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joachim Low pritet të largohet nga Gjermania pas Kupës së…