PSG-ja parakalon Cityn në garë për Koulibalyn
PSG-ja ka parakaluar Manchester Cityn në garën për Kalidou Koulibaly. Napoli do të përfitojë plot 75 milionë stërlina (81,7 milionë euro) për kartonin e mbrojtësit.
Sipas “The Telegraf”, marrëveshja është shumë afër, me ofertën e parisienëve që tejkalon kufirin minimal prej 80 milionësh të vendosur nga presidenti De Laurentiis.
Lajmi që vjen nga Mbretëria e Bashkuar është në antitezë me atë që u deklarua në “Radio Kiss Kiss Napoli” nga ish-menaxheri i futbollistit franko-senegalez, Bruno Satin: “Kalidou në Napoli është mirë dhe për sa kohë që është në Napoli ai do të luajë dhe do të japë më të mirën e tij. Nuk besoj në zërat për kalimin e tij te PSG. Klubi francez tashmë ka shumë mbrojtës në skuadër dhe nuk ka burime financiare. Nuk mendoj se ata mund të shpenzojnë më shumë se 30 milionë për një operacion të tillë”.