PSG-ja përgatitet për transferimin e Messit dhe Ramosit
Ambicia kryesore e projektit të PSG-së është ta fitojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe synon ta realizojë duke nënshkruar me dy yje botërore, Sergio Ramos dhe Leo Messi.
Edhe pse shiheshin si transferime të pamundura shkaku i rregullës financiare, por fakti që do të transferohen si agjentë të lirë e bën këtë ‘operacion’ të mundshëm. Rinovimi i Neymarit që u arrit të shtunën e kaluar dhe shitja e Kylian Mbappes te Real Madridi do ta lejonte klubin francez pa dyshim të dominonte në afatin kalimtar veror.
Presidenti Al Kehalifi dhe drejtori sportiv Leonardo kanë punuar që të nënshkruajnë me dy futbollistët edhe pse ende nuk dihet nëse lojtarët kanë vendosur të largohen nga Spanja. Messi dëshiron të luajë me Neymarin sërish, por fillimisht do ta dëgjojë ofertën e presidentit Joan Laporta para se të vendosë përfundimisht mbi të ardhmen. Ndërsa Ramosi ka dhënë sinjalet e para, duke filluar t’i ndjekë të gjithë yjet e PSG-së në rrjetet sociale.