PSG-ja përpiqet t’i bashkojë Messin dhe Ronaldon

18 shkurt 2022 | 11:34

Paris Saint Germaini është i interesuar për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi këtë verë.

37-vjeçari u rikthye këtë verë pas 12 vjetësh tek Unitedi, duke zgjedhur të lidhet sërish me “Djajtë e Kuq” në vend që t’u bashkohej rivalëve të Manchester Cityt, i cili dukej afër ta merrte në “Etihad” pasi ai arriti një marrëveshje për t’u larguar nga Juventusi.

Ronaldo besonte se do t’i bashkohej një skuadre të Unitedit të aftë për të sfiduar trofe, por kjo nuk u materializua pavarësisht prej përpjekjeve të tij më të mira, të cilat kanë dhënë 15 gola në 23 ndeshje në të gjitha garat, ata janë shumë larg ritmit në Ligën Premier dhe të eliminuar nga dy kupave vendase.

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, është në bisedime me shumë klube nga e gjithë bota dhe tashmë thuhet se ka edhe një befasi në mesin e tyre. Sipas faqes “90min”, një prej klubeve është PSG, i cili dëshiron të shohën Ronaldon duke formuar një treshe të yjeve së bashku me Neymarin dhe rivalin prej kohësh, Lionel Messin.

Pronarët e PSG-së, Qatar Sports Investments, një degë e Katar Investment Authority dhe fondit sovran të pasurisë së vendit janë të prirë ta forcojnë emrin e tyre në futboll përpara Kupës së Botës më vonë këtë vit, dhe nënshkrimi i superyllit botëror Ronaldo do të jetë padyshim një ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donaldi ka përfunduar sot në mbrëmje portretin e komandantit legjendar,…