PSG-ja planifikon rikthimin e Icardit
07 shkurt 2023
| 13:33
Mauro Icardi është ndër protagonistët e mëdhenj të Galatasarayt në Superligën turke. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje të ligës. Dhe ai është lojtari i vetëm i Galatasarayt i cili ka shënuar në çdo derbi ndaj Besiktas, Fenerbahçe dhe Trabzonspor.
Pikërisht këto paraqitje po bindin Paris Saint-Germain për t’i dhënë një shans të dytë. Klubi francez zotëron kartonin e tij deri më 30 qershor 2024 dhe mund të jetë një alternativë.
Galatasaray nga ana e tyre do të dëshironte ta blente atë, por është çështja e pagesës e ndërlikon. Në gjendjen aktuale, klubi turk paguan vetëm 750 mijë euro pagë, ndërsa pjesën e mbetur prej 6.75 milionësh e paguan PSG.