PSG-ja planifikon transferimin e Kroosit  

05 nëntor 2021 | 12:47

Skuadra e PSG-së po planifikon transferimin e Toni Kroosit nga Real Madridi. 31-vjeçari po luan sezonin e tetë në Madrid ku ka bërë 327 paraqitje, ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asistime. Ai ka fituar 13 trofe, veçuar tre herë me radhë Ligën e Kampionëve.

Sipas “El Nacional”, Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin Toni Kroosit, dhe do ta dëshironte në skuadër në verën e vitit 2022.

Pasi mori Sergio Ramosin, gjiganti i Ligue 1 beson se mund ta josh me para edhe Toni Kroosin, për të cilin Manchester City gjithmonë ka qenë i interesuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Që prej ditës së djeshme në shtëpinë…