PSG-ja po e mendon largimin e Neymarit
Prej më shumë se 2 vjetësh tashmë, “gjigandët” e PSG po hasin një problem të madh, teksa nuk po mundin dot të “largojnë” brazilianin Neymar nga Franca, me klubin që e konsideronin “fantazistin” si të vetmin yll vërtet të shpenzueshëm në “Parc des Princes”.
Megjithatë, kjo lëvizje duket shumë e vështirë, duke llogaritur këtu dhe pagën prej 650 mijë eurosh në javë që merr braziliani, pagë kjo e cila nuk mbulohet dot nga pothuajse asnjë klub në Evropë.
Neymar pati një fillim sezoni fantastik duke shënuar gola e dhuruar asista të shumtë teksa deri më tani ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar 16 të tillë në 27 përballje. Mirëpo, periudha pas Botërorit ishte ndryshe nga fillimi i sezonit, me brazilianin që e humbi “shkëlqimin” e tij dhe tani nuk po arrin dot të bëjë diferencën, duke parë dhe momentet kritike që po kalon klubi psa humbjeve të njëpasnjëshme.
Një tjetër shtysë për largimin e Neymar nga klubi është dhe mosmarrëveshja me këshilltarin sportiv të “parizienëve”, Luis Campos, por dhe mosmarrëveshjet që ka pasur në fushë me francezin Ekitike dhe portugezin Vitinha, konflikte këto që mund t’i japin fund “aventurës” së Neymar në Francë.