PSG-ja pranon 180 milionë eurot e Barçës për Neymarin
Bisedimet mes Barcelonës dhe PSG-së për çështjen “Neymar” vazhdojnë në prapaskenë dhe në heshtje totale.
Media spanjolle dhe ajo franceze në sinkron, konfirmojnë se sulmuesi brazilian do të bëjë me siguri rikthimin e tij në “Camp Nou”, verën e ardhshme, duke qenë se dëshira e madhe e vetë Neymarit mbizotëron mbi të gjithë peshën e tratativës në fjalë dhe tashmë për këtë është e dorëzuar edhe PSG-ja.
Oferta e fundit që Barcelona i ka paraqitur kampionëve të Francës kap vlerën e 180 milionë eurove, shifër kjo disi më e ulët nga 222 milionët e klauzolës që paguan transalpinët dy vite e gjysmë më parë, por gjithsesi do ta pranojnë. Sigurisht që për katalanasit një investim i tillë është shumë i madh, duke parë edhe normat strikte të “fair-play”-t financiar, por te Barça janë të bindur se mund tw shesin Coutinhon të paktën 100-120 milionë euro, gjatë verës.