PSG-ja pritet t’i largojë pesë futbollistë

26 mars 2025 | 15:16

PSG-ja planifikon të shesë disa lojtarë të profilit të lartë në afatin kalimtar të verës, sipas “El Nacional”. Klubi parisien është në dijeni se di lojtarë duan të largohen nga Parku i Princave, derisa disa të tjerë nuk janë në planet e tyre.

Mediumi bën të ditur se trajneri Luis Enrique dëshiron të pastrojë listën, me pesë lojtarë që nuk janë në planin e tij. Gianluigi Donnarumma, Goncalo Ramos, Randal Kolo Muani, Lucas Hernandez dhe Marco Asensio (aktualisht i huazuar në Aston Villa) që janë viktima të mundshme.

Pas 26 xhirove të Ligue 1, PSG-ja qëndron në vendin e parë me 68 pikë. Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, klubi francez do të përballet me Aston Villa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim dhe përkujtim të të vrarëve në masakrën e…