PSG-ja rikthen Mbappen në skuadër

14 gusht 2023 | 22:32

Paris Saint Germain vendosi të bëjë një hap mbrapa dhe të rikthejë në skuadër Kylian Mbappé. Sulmuesi i’u bashkua shokëve në stërvitje, pasi diskutimet me drejtuesit u vlerësuan tejet konstruktive.

Vendimi u zyrtarizua nëpërmjet një njoftimi për shtyp tekampionëve të Francës. Skuadra dhe stafi teknik u njoftuan nga presidenti Al Khelaifi se Mbappé do të jetë pjesë e ekipit, për të dhënë kontributin e tij.

Pak javë më parë, parizienët i vendosën ultimatum yllit të ekipit, që nëse nuk rinovonte kontratën deri në vitin 2025, nuk do të luante asnjë ndeshje gjatë këtij sezoni. Në debutimin e skuadrës në Ligue 1 kundër Lorient, Mbappé qëndroi në tribunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Perparim Ahmeti, ka bërë me dije se me…